Zbulohet transferimi i parë i Solarit te Real Madrid

Santiago Solari duket se e ka gati transferin e parë te Real Madrid.

Sport

11/12/2018 15:00

Santiago Solari ka kërkuar nga Real Madrid transferimin e një mesfushori.

Trajneri argjentinas ka kërkuar nga madrilenët transferimin e Juan Matas nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori spanjoll është jashtë kontratës në fund të këtij sezoni, mirëpo Solari e do atë në janar.

Natyrisht se Mata do të joshet nga interesimi i Real Madridit, e që mund ta kërkojë transferimin në janar.

Kështu, Manchester United do të shiste atë për një shumë rreth 20 milionë euro, përkundër dëshirës që ta mbajë në skuadër. /Lajmi.net/