Zbulohet transferimi i parë i Lopetegui te Reali

Reali ka bërë gati 45 milionë euro për lojtarin.

Sport

12/06/2018 22:39

Real Madridi është pranë transferimit të parë pas zyrtarizimit të trajnerit Julen Lopetegui.

Sipas “AS”, Reali është afër akordit me super-talentin e Santosit, Rodrygo, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 2 asistime në 15 paraqitje, derisa është vetëm në moshën 17-vjeçare.

Reali ka bërë gati 45 milionë euro për lojtarin.

Gjithsesi, ai s’do të mund të luajë në Spanjë deri në moshën 19-vjeçare, më 2020. /Lajmi.net/

Image result for Rodrygo santos