Zbulohet teknologjia që e shëndrron ajrin e ndotur stoli të çmuara |FOTO|

Pajisja e cila e thithë ajrin e ndotur dhe pluhurin është një kullë rreth 15 metra e gjatë dhe është dizajnuar nga artisti Daan Roosegaarde, funksioni i saj i mbledhë të gjitha ndotjet në ajër, i shtypë ato dhe pastaj nga materiet e mbetura krijohen stoli të ndryshme. Ky produkt është lansuar në platformën Kickstarter më 22 korrik dhe nevojiten rreth 54.000 dollarë që të krijohet prototipi i parë.

Auto & Tek

29/07/2015 15:23

Kulla e parë do të shfaqet në Rotterdam, Holandë në muajin shtator dhe qëllimi i kompanisë është që këtë projekt ta zgjeroj edhe në qytete të tjera.

Daan është poashtu ideatori i projektit për shëndrrimin e asfaltit të rrugëve me kubëza ndriques të cilat mbushen me energji diellore.  /lajmi.net