Zbulohet teknologjia e prodhimit të benzinës nga – uji (Video)

Një ekip i inxhinierëve gjermanë ka hyrë në fazën përfundimtare të makinës e cila do të mund të bënte revolucion në industrinë automobilistike pasi që prodhojnë benzinë nga – uji!

Bota

02/12/2014 20:13

Kompania gjermane ka njoftuar se ka zhvilluar një tip makinerie e cila vetëm me ndihmën e ujit dhe dyoksidit të karbonit prodhon karburante të naftës, transmeton lajmi.net.

Procesi nënkupton konvertimin  e gazrave të fituar nga uji në karburante të lëngshme.

“Unë këtë do ta quaja çudi të vërtetë sepse në tërësi ndërron mënyrën e prodhimit të karburanteve për automobila, aeroplanë dhe industrinë kimike”, deklaroi Nils Aldag, shef dhe bashkëthemelues i firmës “Sunfire GmbH” nga Dresdeni.

Instalimi që punon me energji elektrike shfrytëzon procesin e quajtur “Fischer-Tropsch Synthesis”, të zbuluar që në vitin 1925. Procesi kryhet në një sërë reaktorësh në temperaturë ndërmjet 150 dhe 300 gradë Celsius.

Kjo teknologji do të jetë më e shtrenjtë se përfitimi i karburantit nga vaji apo thëngjilli, tërheq vërejtjen Aldag.

“Por, është me rëndësi që gjatë këtij procesi prodhimi I karburantit bëhet pikërisht aty ku gjendeni, andaj nuk ka nevojë për shpenzime të mëdha të transportit dhe për infrastrukturë (depo, pika karburanti, etj.). E prodhoni karburantin aty ku jeni dhe ku përdoret (shfrytëzohet)”, theksoi ai.

Sipas lajmi.net, firma “Sunfire” beson se përgjatë kohës teknologjia e këtillë do të përparohet akoma dhe se, pasi të marrin lejet e nevojshme, që nga vitit 2016 do të mund të ofrohet për shfrytëzim komercial.