Zbulohet talenti i ‘fshehtë’ i Rita Orës

Rita Ora po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

16/11/2018 23:44

Rita Ora këto ditë po bën finalizimin e albumit më të ri, pas lansimit të të cilit fillon edhe turneun e ri në botë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një video përmes së cilës ka zbuluar se posedon edhe një aftësi që s’e kemi ditur.

Në videon që e postoi në InstaStory, Rita ka treguar se di mirë t’i bie pianos, përveç asaj që është një këngëtare shumë e talentuar.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme ajo lansoi një këngë që është pjesë e albumit “Phoenix”, ndërsa po vazhdon të jetë aktive me koncerte. /Lajmi.net/