Zbulohet super-paga e trajnerit të ri të Dritës

Sot u bë prezantimi zyrtar i teknikut Shpëtim Duros me kampionin aktual të Kosovës, Drita.

Sport

17/09/2018 20:53

Ai ka firmosë një kontratë 1-vjeçare me klubin, duke u renditur si një ndër trajnerët më të paguar.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur për Telesport se paga do të jetë e përafërt me trajnerin Mirel Josën, mediat kanë treguar për një shifër rreth 3500 euro për Josën.

Pas Partizanit, Skënderbeut, Vllaznisë, Besës, Shkëndijës së Tetovës dhe së fundmi Flamurtarit, trajneri do të marrë drejtimin e ekipit gjilanas me qëllimin e vetëm rikonfirmimin e titullit kampion.

Por misioni do të jetë i vështirë duke pasur parasysh fillimin e keq të ekipit në këtë sezon, pas katër humbjeve rresht të pësuara në Superligë.

Para disa ditësh drejtuesit e klubit gjilanas udhëtuan drejt Tiranës pas largimit të trajnerit Bekim Isufi, për të takuar dy trajnerët, Duro dhe Gjoka por siç duket Shpëtim Duro ka rënë dakord për të marrë drejtimin e ekipit.