Zbulohet super-koreografia për lamtumirën e Iniestas

.

Sport

16/05/2018 16:56

Në ndeshjen e fundit të La Liga si lojtar i Barcelonës, Andres Iniesta do të marrë një përshëndetje sicc e meriton, para tifozëve të tij.

Stadiumi “Camp Nou”, do të përgatisë një koreografi fantastike, e gjitha në nderim të një prej lojtarëve më të mirë që ka veshur fanellën e Barcelonës.

Iniesta ka thënë se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, por ende pa deklaruar se ku do të vijojë karrierën.

Klubi ka menduar edhe për koreografinë që do të shpalosin tifozët, çka duket qartë në këtë video shoqëruese të shkrimit.

Numri “8” dhe fjalët “Infinit Iniesta” do të dominojnë gjithçka, bashkë me ngjyrat e Barcelonës, në stadiumin e skuadrës blaugrana.