Zbulohet skuadra italiane që refuzoi 160 mln euro mesfushorin e tyre

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se ka refuzuar 160 milionë euro për mesfushorin Sergej Savic.

Sport

09/01/2019 17:21

Mesfushori 22 vjeçar, ka qenë i lidhur me klubet më të mëdha në Evropë verën e kaluar, por përfundimisht vendosi të nënshkruajë një kontratë të re me Lazion.

“Ne duam ta formojmë një skuadër fituese dhe ta forcojmë atë, jo ta dobësojmë”, ka deklaruar Lotito, përcjell ‘lajmi.net’.

“Po të kisha një mendim tjetër, do ta shisja Milinkoviçin për 160 milionë euro, diçka që nuk e bëra. Unë nuk mendoj se një president tjetër do ta bënte atë që unë kam bërë”.

Saviç verën e kaluar është kërkuar nga shumë skuadra, duke mos përjashtuar edhe Manchester Unitedin me Real Madridin./Lajmi.net/