Zbulohet skuadra e Jashanicës për vitin 2018

Merkatoja në hyrje për Skënderbeun u mbyll me një goditje në ditën e fundit, ndërsa ajo në dalje mbetet në ato “ujëra”.

Sport

04/02/2018 11:55

Pavarësisht se mbetet e hapur merkatoja në disa vende deri më datën 22 shkurt, duket mjaft e vështirë që dikush të largohet nga Skënderbeu.

Kjo për vetë faktin se ekipet e interesuara janë larguar nga ofertat drejtuar klubit bardhekuq. Ai që duket se ka mbetur në Korçë deri në fund të sezonit, është mbrojtësi Bajram Jashanica.

I cilësuar si një nga më të mundshmit për t’u larguar në këtë merkato dimërore, kjo në përputhje me ofertat e shumta që kishin ardhur në adresë të tij.

Jashanica

I spikatur në sezonet e fundit me Skënderbeun, por mbi të gjitha me paraqitjet në Europë duke u kthyer në një nga shtyllat e prapavijës, për Jashanicën shfaqën interesim disa klube.

Mes ofertave të ndryshme, që ishin në zyrën e klubit bardhekuq, më konkretete ishin nga Gent dhe Pushkash Akademi.

Por, duket tashmë se të dy këto ekipe janë larguar nga interesimi i tyre për mbrojtësin në fjalë, kjo edhe për shkak të kushteve që kërkonin korçarët për të hequr dorë nga mbrojtësi.

Kryesisht ishin kushtet financiare ato që nuk u përmbushën duke bërë që Jashanica të mbetet lojtar i Skënderbeut të paktën deri në qershor.

Praktikisht quhet e mbyllur një mundësi transferimi e mbrojtësit kosovar në ditët e mbetura të kësaj merkatoje dimri.

jashanica