Zbulohet skandali te Juventusi, përfshihet edhe Ronaldo

Luca Toni ka dhënë një intervistë befasuese për ‘Sky Sport Italia’.

Sport

01/10/2018 11:37

Ish ylli i kombëtares së Italisë dhe Fiorentinës, Luca Toni, ka zbuluar se përse Beppe Marotta vendosi të largohej nga Juventusi.

Legjenda italiane ka thënë se drejtorët dhe lojtartë, vijnë dhe shkojnë, por klubi mbetet.

“Drejtorët dhe lojtarët, vijnë dhe shkojnë, por Juventsi mbetet”, ka thënë fillimisht Toni, përcjell “lajmi.net”.

“Beppe (Marotta) ka bërë një punë të shkëlqyer në klub dhe mendoj se mund të bëjë punë të mëdha në çdo klub evropian që shkon”.

“Por, unë mendoj se largimi i tij vjen si shkak i transferimit të Cristiano Ronaldos, që mund të ketë plasaritur raportet mes tij dhe klubit”, ka shtuar më tej sulmuesi Italian. /Lajmi.net/