Zbulohet skandali i madh me votat për Topin e Artë

Fitimi i Topit të Artë nga Luka Modric vazhdon të gjenerojë polemika.

Sport

08/12/2018 11:14

Mesfushori kroat më 3 dhjetor fitoi për herë të parë Topin e Artë, duke i dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në futbollin botëror.

Edhe pse ka pasur shumë zëra rreth asaj që vërtetë e meritoi Modric këtë çmim nga France Football, tani është shfaqur një problem i ri.

Polemika e fundit vjen nga Ishujt Komore, ku theksohet që gazetari që ka votuar për çmimin Topi i Artë, Abdou Boina nuk ekziston, dhe media për të cilën ka votuar ky “gazetar” është mbyllur para gjashtë viteve, shkruan Mundo Deportivo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë jam befasuar kur pash që gazeta Albalad Comores ekziston. Unë e di dhe ky është realiteti: kjo gazetë është mbyllur prej gjashtë vitesh. Në këtë mjedis, nuk ka pasur ndonjëherë gazetar me emrin Abdou Boina”, ka thënë fotografja Veprimou Abdou, e cila ka punuar për Albalad Comores.

E ‘gazetari’ që nuk ekziston ka votuar për Kylian Mbappe si lojtarin më të mirë, i ndjekur nga Luka Modric, Cristiano Ronaldo, Eden Hazard dhe Mohamed Salah./Lajmi.net/