Zbulohet shuma shokuese që Reali ofroi për Neymar

Babai i Neymarit ka zbuluar se skuadra e Real Madridit ka ofruar plotë 150 milionë euro për shërbimet e të birit të tij, para se ai të transferohej te skuadra e Barcelonës.

Sport

01/10/2014 18:50

Marca raporton se Los Blancos kanë ofruar plotë 150 milionë euro për shërbimet e brazilianit Neymar, para se ai të transferohej nga Santos te Barcelona, gjithnjë sipas babait të lojtarit.

Sidoqoftë, këtë ofertë e ka refuzuar Neymari, ëndrra e të cilit ishte të luajë vetëm për skuadrën e Barcelonës.

Braziliani e ka filluar mirë sezonin e tij të dytë në Camp Nou, pasi ka arritur të shënojë mjaft gola dhe të jetë njëri ndër lojtarët kyç për skuadrën e tij.

Me rastin e dështimit të Neymar, Real Madridi ka arritur që me sukses të sigurojë shërbimet e Gareth Bale, i cili erdhi në sezonin e kaluar në Santiago Bernabeu.