Zbulohet sekreti i një lidhjeje më të fortë

Një studim i fundit ka zbuluar se kush është sekreti për të pasur një lidhje më të fortë dhe më të shëndetshme me partnerin.

Lifestyle

26/05/2017 13:59

Kërkuesit shkencorë zviceranë dhe kanadezë kanë dalë në përfundimin se seksi është çelësi i një lidhjeje të mirë dhe të gjatë, shkruan Top Channel.

Studimi thotë se sa më shpesh që një çift bën seks, aq më shumë ndjenjë do të ketë në përditshmërinë e tyre, fizikisht dhe verbalisht. Shkencëtarët përcaktuan gjithashtu se mirëqenia e çifteve që bëjnë shpesh seks është ekuivalente me 50 000 dollarë.

Studimi tregon se seksi të bën më të lumtur, pasi rrit nivelin e endorfinave duke çliruar më shumë dopaminë në tru. /Lajmi.net/