Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë

Të dëshpëruar për një porcion magjik që mund t’u zgjasë jetën, shumëkush përpiqet të provojë gjëra nga më të ndryshmet, me besimin se do t’u gëzohen më shumë viteve.

Fun

16/01/2017 17:31

Por shkencëtarët besojnë tashmë se kanë gjetur ekzaktësisht çfarë nevojitet për të rritur jetëgjatësinë, e kjo do të ishte një ndryshim jo i lehtë për shumëkënd.

Sipas një studimi, heqja dorë nga marrëdhëniet seksuale do t’iu jepte jetë më të gjatë dhe ekspertët besojnë se kjo shpjegon edhe faktin pse murgeshat, që qëndrojnë krejtësisht larg aktit, synojnë të jetojnë më gjatë.

Kërkuesit e universitetit të Sheffieldit në Britaninë e Madhe zbuluan se, disa insekte jetojnë më gjatë nëse evitojnë çiftimin. Ky i fundit duket se çlironte tek insektet një hormon të nevojshëm për të prodhuar spermë te meshkujt dhe vezë te femrat. Por ky hormon kishte efekt negativ te sistemet e tyre imunitare.

Kjo i bënte vulnerabël ndaj infeksioneve vdekjeprurëse, ndërsa aftësia natyrore e trupit të tyre për të luftuar bakteret e dëmshme kompromentohej.

Pavarësisht se mekanizmi nuk është i njëjtë te njerëzit, autorët e studimit besojnë se ngjashmëri mund të gjenden. Sipas tyre, murgeshat jetojnë më gjatë se gratë me fëmijë, e shumëkush mund të ketë një të afërme të pamartuar që duket se do të jetojë përgjithmonë.

Edhe njerëzit kanë sisteme imunitare më të dobëta gjatë marrëdhënieve seksuale, sipas ekspertëve, çfarë shpjegon përhapjen e lehtë të infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Murgeshat, priftërinjtë dhe murgjit, dihet se jetojnë më gjatë se të tjerët, e sipas shkencëtarëve, kjo nuk vjen falë besimit të tyre.

Besohet se mosprekja e tyre nga tensioni i lartë i gjakut, që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake, është përgjegjëse për jetëgjatësinë. Të tjera studime po ashtu kanë treguar se, njerëzit mund të jetojnë më gjatë nëse hanë speca djegës, nëse jetojnë si vegjetarianë, nëse hanë më pak proteina që vijnë nga kafshët, duke i këmbyer ato me drithëra, fara apo sojë.

/ Top Channel