Zbulohet sekreti i golit të Messit kundër Atletico Madridit

Kamerat televizive kanë xhiruar një bisedë mes tyre duke thënë: "Nuk e sheh, nuk e sheh" për pamjen e Oblakut.

Sport

06/03/2018 09:45

Lionel Messi ia dhuroi fitoren Barcelonës ndaj Atletico Madridit falë golit të bukur të realizuar nga goditja e lirë.

Por, ndihmë për argjentinasin shërbyen mesfushori Sergio Busquets dhe mbrojtësi Gerard Pique.

Ata u rreshtuan në murin e ekipit kundërshtarë për të penguar pamjen e portierit Jan Oblak, përcjell “lajmi.net”.

Madje, kamerat televizive kanë xhiruar një bisedë mes tyre duke thënë: “Nuk e sheh, nuk e sheh” për pamjen e Oblakut.

Në fund Oblak vërtetë nuk e pa topin e goditur për mrekulli nga Messi që solli fitoren 1:0. /Lajmi.net/