Zbulohet sekreti i flokëve të Donald Trump (Video)

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, po e gjen veten nën presion, këtë herë duke i bërë krahasime të flokëve të tij me disa bimë.

Fun

15/04/2016 13:07

Tani kur janë mundësitë e tij të fundit që ai të bëhet president i SHBA-së, shakatë me të nuk kanë të ndalur, e kjo më së miri vërtetohet me disa fotografi që i janë bërë dhe me këtë video, transmeton lajmi.net.

Në një ishull të vogël – Kvaloya në Norvegji, thuhet se Donald Trump mbjelli flokët që u rritën si bimë në atë ishull.

“Unë nuk vë parukë”, thotë Trump para medieve.

”Për dekada të tëra Trump ka mbjellur flokët e tij në brigjet e këtij ishulli”, thuhet në video.

Për më tepër është thënë se klima e ftohtë, i ka bërë flokët e tij më të forta, të trasha dhe më të qëndrueshme.

Krejt në fund, video kthehet në humor, ato janë thjesht bimë amtare të këtij ishulli që ngjasojnë me flokët e tij. /lajmi.net

YouTube player