Zbulohet se sa miliona do t’i kushtoj Real Madridit shkarkimi i Lopeteguit

Real Madridi është duke menduar seriozisht që ta shkarkoj Julen Lopeteguin.

Sport

23/10/2018 13:52

Real Madridi e ka humbur besimin ndaj Julen Lopeteguit, andaj po planifikon që ta shkarkoj atë pas ndeshjes së sontme ndaj Viktoria Plzneit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri baskë fiton 6 milionë euro në sezon te skuadra madrilenë, ku ka kontratë deri në vitin 2021, përcjell “lajmi.net”.

‘AS’ raporton se nëse Real Madridi shkarkon Lopeteguin, atëherë do të paguaj një shumë të majme.

Sipas të përditshmes spanjolle, mbretërit duhet t’i paguajnë trajnerit plotë 18 milionë euro për prishje të parakohshme të kontratës. /Lajmi.net/