Zbulohet se sa do të mungoj Emre Can!

Juventusi do të përballet me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Sport

22/10/2018 10:56

Juventusi do të ketë shumë punë ndaj Manchester Unitedin nesër mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ do të jetë pa Emre Canin në këtë përballje, pasi ka pësuar një lëndim, përcjell “lajmi.net”.

Sipas mediave në Itali, mesfushori gjerman pritet që të mungoj 10 ditë për shkak të lëndimit.

Juventusi do të shpresoj t’i marr tri pikë ndaj Manchester United, pas barazimit 1 me 1 ndaj Genoas në këtë vikend. /Lajmi.net/