Zbulohet se përse Challandes e la në stol Ujkanin dhe po starton me Muriqin

Është zbuluar arsyeja se përse Samir Ujkani do ta filloj ndeshjen nga bankina.

Sport

20/11/2018 20:29

Edhe pak minuta na ndajnë nga përballja e Kosovës me Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Bernard Challdanes vendosi ta lë Samir Ujkanin në stol, duke startuar me talentin, Arijanet Muriqin, raporton “lajmi.net”.

Ndihmës-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka dhënë arsyet se përse është bërë ky ndryshim befasues,

“Ka qenë vendim jo i lehtë. Ka qenë marrëveshja që kështu të ndodh”, ka thënë fillimisht ndihmës trajneri kosovar.

Shpresoj shumë se Muriç do të luajë mirë sonte. Ai është portier shumë i talentuar”, ka deklaruar Muharrem Sahiti për SuperSport. /Lajmi.net/