Zbulohet se në cilën skuadër dëshiron të transferohet Verratti

Marco Verratti dëshiron të luaj në Barcelonë edicionin e ardhshëm.

Sport

22/06/2017 19:17

Kështu ka deklaruar ish drejtori sportiv i PSG-së, Patrick Kluivert, që ka thënë se mesfushori italian preferon një kalim te gjiganti i La Ligas

Por të mendimit të njëjtë, nuk janë zyrtarët e PSG-së, që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga lojtari kryesor i tyre.

“E di që Verratti dëshiron të nënshkruajë me Barcelonën, por PSG nuk do ta lejojë. Do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë Kluivert.

Për Verrattin interesim kanë shprehur edhe Juventusi me Interin, por koston e lartë të tij, më lehtë do ta paguante Barcelona, që ka dështuar të gjejë një zëvendësim perfekt të të larguarit Xavi Hernandez./Lajmi.net/