Zbulohet se me sa ndeshje mund të dënohet Higuain

Gonzalo Higuain u ndëshkua me karton të kuq në humbjen e Milanit ndaj Juventusit, 0:2.

Sport

12/11/2018 13:39

Gonzalo Higuain e mori edhe kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen që Milani e humbi ndaj Juventusit në minutën e  84’, mirëpo atë e pret një dënim i rëndë.

Sulmuesi argjentinas u vërsul ndaj gjyqtarit të ndeshjes, ndërsa ky i fundit nuk e toleroi më, duke e ndëshkuar me karton të kuq, përcjell “lajmi.net”.

Higuain pritet të dënohet deri në tri ndeshje mos-lojë, për shkak të sjellës anti-sportive.

Natyrisht se ky dënim i argjentinasit do të ishte një hendikep i madh për Milanin edhe pse lojtari kërkoi falje pas ndeshjes. /Lajmi.net/