Zbulohet se kush është gruaja së cilës Kurti ja lidhi këpucët (Foto)

Ditë më parë në media u bë hit një foto ku ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shihej në shesh duke ja lidhur këpucët një gruaje e cila po mbante në krahë një fëmijë.

ShowBiz

30/03/2017 12:41

Mediat që raportuan për këtë foto nuk dinin nëse Kurti kishte ndonjë raport me gruan në fjalë, apo ajo ishte vetëm kalimtare e rastit, që kishte nevojë t’i ndihmonte dikush.

Por, Gazeta Metro, mëson se bëhet fjalë për bashkëshorten e Kurtit, norvegjezen Rita Augestad Knudesen. Dyshimi i mediave se ajo nuk ishte bashkëshortja e Kurtit, ndodhi shkaku i ngjyrës së flokëve.

Në foton e fundit ajo shihet me flokë të zeza, për dallim nga fotot e mëparshme.

Mirëpo, Gazeta Metro mëson se bëhet fjalë për bashkëshorten e Kurtit dhe vajzën e tyre të vogël, ngase Rita tani ka ndryshuar pamjen duke i ngjyrosur flokët me të zezë. /gazetametro.net