Zbulohet se kur do të prezantohet zyrtarisht Marotta te Inter

Është raportuar se Giuseppe Marotta do të emërohet zyrtarisht si drejtor i Interit të premten, pasi ka lënë Juventusin më parë këtë vit.

Merkato

11/12/2018 15:58

Giuseppe Marotta u largua si drejtor gjeneral dhe më vonë u pajtua me një ndërprerje të kontratës së tij si menaxher i përgjithshëm.

Është thënë menjëherë se ai do të marrë një rol me nerazzurët dhe ai tashmë ka marrë pjesë në funksione zyrtare me klubin, përcjell “lajmi.net”.

Tani, ‘Sky Sport’ po raporton se Marotta do të emërohet zyrtarisht si drejtor të enjten.

Është e mundshme që ai do të marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm, të njëjtin post që e kishte në Juve dhe ndoshta do të bëhej drejtor gjeneral në një datë të mëvonshme. /Lajmi.net/