Zbulohet se kur do të prezantohet Ramsey te Juventus

Më në fund po i vije fundi telenovelës së transferimit të Aaron Ramseyt te Juventus.

Merkato

15/01/2019 10:59

Aaron Ramsey ka kohë që po lidhet me transferimin te Juventus, por deri më tani Arsenal e ka bllokuar lëvizjen.

Edhe pse mesfushori ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me skuadrën londineze, këta të fundit kërkuan 20 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.

Por, sipas Tuttosport, Bianconerët do ta transferojnë Ramseyn nga Arsenali, por jo në atë shumë.

Sipas mediumit italian, ‘Zonja e Vjetër’ do ta kompletoj transferimin e uellsianit këtë të premte. /Lajmi.net/