Zbulohet se çfarë e shkaktoi përleshjen pas meçit, Khabib – McGregor

Është zbuluar më në fund se çfarë e shkaktoi përleshjen pas meçit mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregorit.

Sport

09/10/2018 10:12

Rusi arriti ta mposht irlandezin në Las Vegas në kuadër të UFC 229, mirëpo përballja eskaloi jashtë ringut.

Mediat e huaja shkruajnë se kaosin jashtë kafazit e shkaktuan fyerjet që u bënë jashtë tetëkëndëshit nga të dyja kampet, përcjell “lajmi.net”.

Hetimet janë duke vazhduar në të dyja stafet e boksierëve, ndërsa një vendim pritet që të merret gjatë kësaj jave.

Me gjasë, Khabib dhe McGgregor do të përballen sërish mes vete, pasi është zbuluar se ajo përleshje ishte më shumë për spektakël së sa që e kishin seriozisht. /Lajmi.net/