Zbulohet safiri gjigant që kushton 164 milionë euro

Në Ratnapura të Shri Lankës, është gjetur një gur gjigant safiri, që peshon 1,404 karatë.

Fun

06/01/2016 20:03

Ky gur i kaltër është gjetur në të ashtuquajturin “Qyteti i Perlave”, për shkak se është i mbushur me gurë të çmuar.
 Mirëpo, ky është guri më i madh i safirit i gjetur ndonjëherë.
Gjetësi i gurit, që pritet të shitet deri në 164 milionë euro, mbetet i paemëruar.
Sipas ekspertëve, ky gur është shumë i madh për stoli, por duhet të mbahet në muze. /Telegrafi