Zbulohet rroga e Guardiolës me kontratën e re në Man City

Pep Guardiola do të ketë një pagë të lartë në Etihad Stadium.

Sport

18/05/2018 08:14

Pep Guardiola ka konfirmuar të ardhmen e tij në Manchester City.

Trajneri ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2021.

Kurse, mediat angleze raportojnë se me marrëveshjen e re, Guardiola do të ketë një pagë të lartë në Etihad Stadium, përcjell “lajmi.net”.

Guardiola nga sezoni i ri do të paguhet plot 23 milionë euro në sezon.

Por, tani objektivat do të ndryshojnë sepse krerët e Cityt do të kërkojnë që ekipi së bashku me Premierligën të luftojë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/