Zbulohet rroga e ‘çmendur’ e Dembeles te Barcelona (FOTO)

“The Sun” raporton se Ousmane Dembele te Barcelona përfiton shumëfish më tepër se te ish skuadra e tij nga Bundesliga.

Sport

23/09/2017 14:44

Përforcimi i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele u largua nga Borussia Dortmund duke nënshkruar me klubin katalan në marrëveshje me vlerë prej mbi 100 milionë euro.

Kurse, më në fund është zbuluar edhe ajo që besohet të ketë qenë arsyeja e transferimit të tij në Camp Nou.

“The Sun” raporton se Dembele te Barcelona përfiton shumëfish më tepër se te ish skuadra e tij nga Bundesliga, përcjell “lajmi.net”.

20-vjeçari përfitonte 2.1 milionë funte në vit te Borussia Dortmund.

Kurse, te Barcelona, Dembele paguhet me mbi 10 milionë funte në sezon. /Lajmi.net/