Zbulohet pse shpërthen Samsung Galaxy Note 7

Kompania elektronike koreano-jugore Samsung duket se ka gjetur shkakun e shpërthimeve të shpeshta të modelit Galaxy Note 7.

Auto & Tek

07/12/2016 21:15

Inxhinierët e kompanisë çmontuan pajisjen dhe konstatuan se bateria kishte në dispozicion shumë pak hapësirë.

Kjo gjë është problem pasi kur karikohet bateritë shtojnë pak madhësinë e tyre, prandaj është e nevojshme që të ketë 10% hapësirë shtesë.

“Nëse kësaj i shtohet përdorimi i përditshëm rreziku për shpërthim shtohet”, pohon Anna Shedletsky, një prej studiuesve.

Për më tepër, bateria është tepër e hollë. Bateria e telefonit përbëhet nga shtresa pozitive dhe negative të izoluara  nga ndarës që evitojnë kontaktin mes tyre, prandaj është e mundur që Samsung të ketë përdorur ndarës shumë të hollë.

Rastet e para të shpërthimeve të Samsung Galaxy Note 7 ndodhën në shtator të këtij viti. Modeli doli në shitje në gusht. Për shkak të këtyre problemeve kompania koreane ndaloi shitjen dhe kërkoi që të fiken aparatet e shitura për arsye sigurie.