Zbulohet prejardhja e syve blu

Të gjithë njerëzit me sy blu rrjedhin nga një paraardhës europian, i cili jetoi rreth 60 deri në 10 mijë vite më parë.

Fun

23/12/2015 13:31

Në gjenezë, të gjithë njerëzit kanë patur sy ngjyrë kafe, derisa europianët zhvilluan një mutacion specifik, që u përhap më pas, duke e ndryshuar ngjyrën e irisit.

Variacioni genetik i genit OCA2 ndryshoi sasinë e pigmentit të prodhuar nga njerëzit, që dalëngadalë i ndryshoi ngjyrën e syve të tyre kafe, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se shkencëtarët ishin në dijeni të këtij fakti rreth genit OCA2, ata nuk kishin arritur që të gjenin burimin e pigmentit blu, të paktën deri më tani.

Pasi studiuan mutacionin e genit HERC2, ata zbuluan se ky ishte përgjegjësi i syve blu, sepse ndalonte veprimin e OCA2, geni që përcakton sa shumë pigment ngjyrë kafe duhet prodhuar.

Ekspertët besojnë se kjo ka ndodhur kur njerëzit emigruan nga Afrika në Europë, që do të thotë se të gjithë njerëzit sy – blu kanë një paraardhës të vetëm europian.

Teoria mbështetet në faktin se çdo person me sy blu ka të njëjtin mutacion. Fatkeqësisht, identiteti i këtij paraardhësi mbetet i panjohur.