Zbulohet plani i Mourinhos për ndryshime në Man Utd

Jose Mourinho do të sjellë përforcime në repartin defanziv, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

13/02/2018 10:00

Jose Mourinho planifikon ndryshime në mbrojtje, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat angleze raportojnë se menaxheri portugez do të sjellë përforcime në repartin defanziv, gjatë afatit kalimtar të verës.

Chris Smalling e Phil Jones janë ata që rrezikojnë të nxirren në shitje për të financuar blerjet e reja në Old Trafford. /Lajmi.net/