Zbulohet plani i madh i Realit për afatin kalimtar të verës

Gjigantët e La Ligas janë gati të bëjnë një merkaton të çmendur për t’i dhënë Cristiano Ronaldos mbështetjen e duhur në sezonin e ardhshëm, teksa Gareth Bale dhe Karim Benzema pritet të largohen nga Madridi.

Sport

16/04/2018 09:44

Neymar është objektivi kryesor, me brazilianin që do të ishte përsëri protagonist i një transferimi të bujshëm pas atij të verës së kaluar.

Ylli i PSG do t’i kushtonte 237 milionë euro në total madrilenëve.

Por, sipas “Diario Gol”, kampionët në fuqi të Europës do të kërkojnë të marrin edhe Mohamed Salah dhe David De Gea.

Kostoja totale e këtyre operacioneve, gjithmonë sipas medias spanjolle, do të jetë 600 milionë euro.

Që do të thotë se, përveç Benzema dhe Bale, mund të ketë largime të tjera të rëndësishme nga “Bernabeu”.