Zbulohet oqean nëntokësor në shkretëtirën e Kinës

Kur mendojmë për shkretëtirat në botën, prezenca e ujit është ndër gjërat e fundit që na vjen ndërmend. Por kjo mund të ndryshojë për shkretëtirën Taklamakan në veriperëndim të Kinës.

Fun

03/08/2015 23:23

Duke studiuar sasinë e dyoksidit të karbonit në ajrin e shkretëtirës, një ekip i studiuesve u befasua pasi mësoi se një sasi e madhe e gazit serë ishte zhdukur në një rajon të shkretëtirës së quajtur Tarim, shkruan shekulli.

“Business Insider” raporton se, kjo shpjegohet me praninë e një oqeani të madh nëntokësor, i cili ka më shumë ujë se pestë liqenet bashkë në Amerikën e Veriut.

Ndërkohë profesori Li Jan nga Instituti kinez i Ekologjisë e Gjeografisë, i cili ishte udhëheqës i hulumtimit është shprehur se, kurrë nuk i kishte shkuar mendja se mund të gjendej ujë në një thellësi të tillë.