Zbulohet oferta e Barcelonës për Di Marian

Barcelona ka ofruar 45 milionë euro për blerjen e argjentinasit në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

12/09/2017 14:52

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” ka bërë të ditur ofertën e Barcelonës për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria.

Sipas saj, klubi katalan ka ofruar 45 milionë euro për blerjen e argjentinasit në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Oferta u refuzua nga klubi i pasur francez që kërkoi 60 milionë euro për shitjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Di Maria nuk u largua nga PSG kurse Barcelona mbeti pa objektivin e saj. /Lajmi.net/