Zbulohet numri i fanellave të shitura të Ronaldos nga Juventus

Juventus po përfiton nga shitja e fanellave të përforcimit të ri, Cristiano Ronaldo.

Sport

13/07/2018 12:42

Yahoo Sports Italia ka zbuluar se në 24 orë janë shitur 520,000 fanella në kanalet zyrtare të Juventusit dhe Adidasit.

20,000 nga to janë shitur në dyqanet e Juves dhe Adidasit nëpër botë, kurse 500,000 në dyqanet zyrtare online, përcjell “Express”.

Në bazë të këtyre shifarve, duke ditur se çmimet ndryshojnë, raportohet se janë mbledhur të paktën 52 milionë euro nga këto shitje.