Zbulohet një dhomë sekrete në Piramidën më të madhe të Egjiptit

Dhomë sekrete në Piramidën e Madhe të Gizës? Po, dhe arkeologët kanë bërë të ditur lajmin duke thënë se po përdorin teknologjinë e fundit për të identifikuar vendndodhjen e një zgavre misterioze brenda strukturës së lashtë egjiptiane.

Fun

06/09/2017 13:55

Që nga koha e lancimit në vitin 2015, projekti ambicioz ka tentuar të shpërthejë pengesa të pafundme për të eksploruar fshehtësitë e Piramidës së Khufusë, më e madhja nga tre piramidat e Gizës dhe një nga shtatë mrekullitë e botës.

Vitin e kaluar ekipi zbuloi dy ‘anomali’ brenda Piramidës së Madhe, një zgavër në pjesën e sipërme të portës hyrëse dhe një zbrazëti prapa mureve në anën e saj veriore lindore.

Të dyja këto zbulime çuan në spekulime të forta se mund të korrespondonin me një dhomë sekrete të harruar, raporton “International Business Times”.

Gjatë vitit të kaluar, janë kryer më shumë kërkime për të përcaktuar natyrën e këtyre anomalive, si funksionin dhe madhësinë e tyre.

Hulumtuesit kanë mbledhur më shumë të dhëna në këtë faqe falë teknikave të sofistikuara që përfshijnë termografinë infra të kuqe, shkruan syri.net.

Ata shpresojnë se analiza e tyre e të dhënave do të zbulojë së shpejti vendndodhjen e saktë të dhomës.

Mehdi Tayoubi, president i Institutit arkeologjik francez ka thënë se të gjitha pajisjet që po vendosin janë të dizajnuara për të gjetur se ku ndodhet dhoma e fshehtë.

“Jemi të sigurt që ka një dhomë sekrete, thjesht duam ta zbulojmë saktësisht se ku”, u shpreh ai.

Shumë egjiptologë kanë qenë të kujdesshëm ndaj këtyre përpjekjeve për të hyrë në brendësinë e Piramidës së Madhe të Gizës dhe për të zbuluar sekretet e saj, ndoshta për shkak të legjendave vendase se aty fshihen sende krijesa që nuk i përkasin kësaj botë.