Zbulohet motivi: Sulmuesi i Manchesterit donte të merret hak për shokun e tij?!

Salman Abedi, i dyshuari për sulmin në Manchester, vitin e kaluar kishte thënë se do të marr hak për vrasjen e shokut të tij, të cilin anglezët e sulmuan në qytet.

Bota

25/05/2017 16:42

Kështu kanë cituar një burim të afërt me familjen e tij, mediat britanike.

Abedijev, ishte me origjinë libiane, vdiq pasi disa të rinj britanikë e qëlluan me thikë, në maj të 2016 në Manchester, ka thënë burimi i cili ka dashur të mbetet anonim, transmeton lajmi.net.

“Ky incident ka zgjuar zemërim  mes të rinjve libianë dhe atyre të Manchesterit, sidomos Salman i cili e ka shprehur në mënyrë të qartë një dëshirë për të marr hak”, shtoi ai, raporton AFP.

Burimi në fjalë ka thënë, se janë munduar në çdo mënyrë të qetësojnë të rinjtë, por Salman nuk e ka harruar incidentin.

Në sulmin e Manchesterit mbeten të vrare 22 persona dhe 119 të tjerë u lënduan në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë, të cilët kishin shkuar në koncertin e këngëtares Ariana Grande. /Lajmi.net/