Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve! E pazakontë çfarë zbuluan shkencëtarët (Foto)

Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti i Kolorados analizuan imazhet satelitore të motit në këtë zonë të famshme dhe vunë re një seri resh të pazakonshme gjashtëkëndore.

Fun

17/05/2017 01:56

Sipas Channel Science, ka të ngjarë që më në fund është gjetur një zgjidhje për misterin që fshihet pas Trekëndëshit të Bermudës, një vend ku qindra avionë dhe anije thuhet se janë zhdukur nën kushte të pashpjegueshme.

Meteorologët kanë supozuar se këto re veprojnë si “bomba ajrore”.

Mendohet të janë shkaku kryesor i shpërthimeve ajrore fatale që mund të kalojnë lehtësisht 273km/h. Këto erëra të forta “të hedhin në erë” dhe mund të krijojnë dallgë mbi 13 metra të larta.

Asnjë anije nuk mund t’i mbijetojë një stuhie të tillë dhe asnjë avion nuk mund t’i përballojë erërat e tilla.

Retë zakonisht nuk formojnë skaje të drejta. Megjithatë, duke gjykuar nga imazhet satelitore, Trekëndëshi i Bermudas bën përjashtim, transmeton tvklan.

Për këtë teori kanë nisur kërkime të mëtejshme. Shkencëtarët nga e gjithë bota po përpiqen të zbulojnë se pse ka kaq shumë anomali në këtë zonë.

Trekëndëshi i Bermudas ndodhet në një zonë të madhe të Oqeanit Atlantik mes Floridës, Puerto Rikos dhe Bermudës dhe njihet për fenomenet misterioze që ndodhin aty. Ka pasur raportime që nga viti 1945, kur pesë bombardues amerikanë dhe një aeroplan u zhdukën pa gjurmë.

Që atëherë, 75 avionë dhe disa qindra anije janë zhdukur. Tragjedia e fundit ka ndodhur në vitin 2015 me zhdukjen e transportuesit të El Faro./telegrafi/