Zbulohet mënyra për të luftuar kancerin, trajnimi pa kimioterapi

Mjekët që po luftojnë kancerin thonë se kanë zbuluar një trajtim revolucionar që mëson trupin se si ta vrasë vetë sëmundjen.

Lifestyle

17/02/2016 09:23

Testimet e para të kësaj terapie kanë dhënë rezultate fantastike. 94 përqind e pacientëve me leukemi vdekjeprurëse, të cilët kishin edhe pak muaj jetë, kanë nisur ta marrin veten.

Sipas Mirror, shkencëtarët amerikanë thonë se më shumë se gjysma e 40 prej pacientëve që vuanin nga kanceri i gjakut, tashmë janë shëruar plotësisht. Trajtimi mund të reduktojë varësinë tek kimioterapia.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim shumë të rëndësishëm në këtë fushë, mjekët italianë thonë se kanë zbuluar një ilaç në formë vaksine, që mund të ndalojë sëmundjen që të rikthehet. Ata thonë se testimi ka rezultuar i suksesshëm.

Në SHBA, mjekët ia kanë dalë që të marrin qelizat e bardha të gjakut nga pacientët me leukemi dhe t’i modifikojnë gjenetikisht, që të luftojnë kancerin. Ato injektohen sërish në trup dhe rezultati është fantastik.

Profesori Stanley Riddell: “Është e jashtëzakonshme. Është e paprecedent në historinë e mjekësisë që të kemi një reagim të tillë”.

“Këta janë pacientë që kanë dështuar në gjithçka. Shumica kishin vetëm 2 deri në 5 muaj jetë”.

“Imunoterapia mendoj se do jetë shtylla kryesore në shërimin e kancerit”.

Kanceri nuk njihet nga sistemet e mbrojtjes natyrore të trupit.Qelizat e luftojnë atë, por jo në mënyrë efektive. Duke i modifikuar gjenetikisht në laborator, ato përmirësojnë ndjeshëm rolin e tyre. Ndërkohë mjekët italianë thonë se ia kanë dalë që të testojnë me sukses një vaksinë që e pengon sëmundjen të rikthehet. Qelizat e bardha jo vetëm që trajnohen për të vrarë kancerin, por edhe e kujtojnë atë kur kthehet dhe e mposhtin sërish.