Zbulohet mënyra më e shpejtë për diagnostifikimin e kancerit të vezores

Fryma që nxjerrim flet për shëndetin tonë më shumë sesa mund të mendojmë. Duke testuar frymën që nxjerrim mund të mësohet fare lehtë edhe se çfarë kemi ngrënë për mëngjes.

Lifestyle

01/11/2015 20:04

Një analizë e tillë është parimi mbi të cilin është shpikur një senzor, i cili mund të diagnostikojë tumorin e vezoreve vetëm me një të fryrë.

Aparatura është shpikur në Izrael dhe vjen si mënyra më e shpejtë, e thjeshtë dhe pa kosto e diagnostikimit që vret miliona gra në vit në mbarë botën, shkruajnë mediet shqiptare, transmeton lajmi.net

Studiuesit izraelitë thonë se pajisja analizon një numër të madh të dhënash dhe është më pak invazive se metodat e tjera të diagnostikimit.

“Ndryshimet që shkakton një sëmundje në metabolizëm mund të shkaktojnë ndryshime edhe në përbërjen e frymës që nxjerrim”, thotë drejtuesi i studimit, Nicole Kahn, në Institutin e Teknologjisë “Technion-Israel”.

Bazuar në testimet fillestare të kësaj pajisjeje, Kahn dhe ekipi i tij kanë arritur të “kapin” kancerin e vezoreve në 82 për qind të rasteve, çka duket si një hap përpara në mënyrën e diagnostikimit tradicional, që përfshin testet e gjakut dhe ekot transvaginale.

Lehtësia e një analize të tillë e rrit numrin e grave që i drejtohen mjekut për kontroll periodik./lajmi.net