Zbulohet makina e re Aston Martin (Foto)

Aston Martin ka zbuluar makinën e re DB11 Volante, që do të dalë në treg në vitin 2018.

Auto & Tek

18/10/2017 12:49

Me një motor V8 dhe kambio automatike, kjo makinë do të kushtojë rreth 160 000 stërlina.

Pjesa e sipërme e makinës hapet për 14 sekonda dhe mbyllet për 16 sekonda. Aston Martin bën me dije se pjesa e sipërme e DB11 Volante është 26 kg më e lehtë sesa ajo e paraardhëses DB9 Volante. /Lajmi.net/