Zbulohet lidhja e Rihanna-s me Di Caprio-n

Rihanna dhe Di Caprio pak kohë më parë ishin kapur mat nga paparacët në lidhje me romancën e tyre.

ShowBiz

14/02/2015 22:24

Ndonëse ende nuk ka pasur ndonjë prononcim nga ana e tyre, fotoja që është përhapur në mediat rozë konfirmon lidhjen mes tyre.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, këngëtarja 26 vjeçare dhe aktori 40 vjeçar janë fotografuar sërish në një mbrëmje, kësaj radhe në një club nate në New York. Ata kanë mbërritur në orën 4 të mëngjesit me makina të ndryshme.