Zbulohet lidhja e dy konkurrentëve në “Dance With Me”?

Në spektakle të ndryshme ku konkurrentët performojnë për javë të tëra, nuk përjashtohet mundësia edhe për lidhje dashurie.

ShowBiz

11/11/2017 13:01

E një lidhje e dashurie duket se ka filluar mes dy konkurrentëve të spektaklit “Dance With Me Albania”, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për prezantuesin Albi Isakaj dhe Xhensila Pere, një foto e të cilëve ka shtuar dyshimet në lidhje me raportin mes tyre.

Ishte Albi ai i cili ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram në të cilën shihet duke e mbajtur në prehër Xhensila Peren.

“Kur e jep, do ta kesh gjithmonë #dashuri!”- ka shkruar prezantuesi mbi fotografinë në të cilën Xhensila shihet me një trëndafil në dorë.

Se cila është e vërteta e kësaj fotografie nuk e kuptuan as ndjekësit e Albit të cilët kishin shtuar dyshimet se a janë në lidhje ai dhe Xhensila apo jo. /Lajmi.net/