Zbulohet: Ky është përbërësi sekret i birrës që bën të humbni peshë

Birra është një ndër pijet më të njohur alkoolike në tërë botën, dhe në përgjithësi njihet si pije e pashëndetshme. Duke filluar nga dëmtimi i mëlçisë e deri te shtypja e lartë e gjakut, rreziqet që i sjell birra janë të shumta.

Fun

12/12/2016 14:36

Por, ky reputacion i keq mund t’i përmirësohet birrës, pasi që një studim ka zbuluar se një përbërës që gjendet në birrë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton Telegrafi.

Raporti, i cili është publikuar në revistën “Archives of Biochemistry and Biophysics”, ka bërë që hulumtuesit të studiojnë efektet e xanthohumolit, flavanoid natyral.

Udhëheqësi i këtij studimi, Cristobal Miranda, ka zbuluar se ky përbërës dukshëm e ka përmirësuar sindromën e metabolizmit te disa kafshë laboratorike, si dhe ka ndikuar në zvogëlimin e peshës.

Sindroma metabolike është numri i grupit të faktorëve të rrezikut që e rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe problemeve tjera shëndetësore. Indikatorët përfshijnë obezitetin, kolesterolin e lartë dhe nivelet e larta të glukozës.

Sidoqoftë, sipas këtij studimi, xanthohumoli dukshëm i zvogëlon mundësitë që të zhvilloni një nga këto sëmundje.

Megjithatë, vlen të ceket se eksperimentet janë bërë vetëm te minjtë, dhe sasia e xanthohumolit që minjtë kanë marrë në ditë ka qenë 60mg – sasi e cila është ekuivalente te njerëzit për konsumimin e mbi 3,500 gotave birrë në ditë.

Pra, edhe nëse mund ta gjeni një njeri që mund të konsumojë aq shumë birrë, sigurisht se kjo nuk do të rezultonte në humbje të peshës.