Zbulohet kundërshtari i radhës i Conor McGregorit

Conor McGregor po rikthehet në UFC, pas disfatës ndaj Khabib Nurmagomedov në tetor.

Sport

14/11/2018 10:51

Conor McGregor ka marr një ftesë për përballje në muajt e ardhshme, e që nuk do ta ketë aspak lehtë.

Donald Cerrone i ka bërë ftesë publike irlandezit që të përballen.

“Jam duke e pritur atë, e njoh shumë mirë atë”, ka shkruar Cerrone, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e di se si të jem më i qartë për këtë gjë, mundemi?”, ka shtuar më tej boksieri i arteve të përziera marciale.

McGregor ende nuk ka ka reaguar, pasi ai është duke shpresuar që të përballet me Khabibin. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqJN51zg41d/?utm_source=ig_embed