Zbulohet kodi sekret i Apple! – Lajmi.net
Zbulohet kodi sekret i Apple!
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 15:23, 9 February 2018
Nga ekspertët është cilësuar si rrjedhja më e bujshme në histori e informacionit.

Një përdorues, i cili ka mbetur anonim, ka arritur të zbulojë së fundmi një komponent kyç të kodit burimor të iOS në GitHub. Tashmë Apple e ka tërhequr kodin, por jo përpara se miliona përdorues ta shkarkonin atë. Apple u detyrua të përdorte “Aktin Për Mbrojtjen e të Drejtave Dixhitale të Autorit” për të hequr kodin duke konfirmuar se ka qenë i vërtetë.

Kodi i përkiste iOS 9.3 dhe është publikuar në Pranverë të 2016-ës. Ai quhej iBoot dhe siç emri sugjeron kontrollonte procesin e “boot-up” sa herë që ndizni iPhone.

Ndërsa mund të konsiderohet si diçka e madhe, rrjedhja e informacionit është gjithashtu e rrezikshme në këtë rast. Situata është kaq e ndjeshme saqë Apple paguan deri në 200,000 dollarë ata që gjejnë probleme sigurie në kodin në fjalë.

Fjalët kyçe: Apple, kodi, Sekreti

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3