Zbulohet klauzola interesante e meçit Joshua – Klitschko

Anthony Joshua sonte mund ta dërgoj në pensionim Wladimir Klitschkon.

Sport

29/04/2017 22:21

Britaniku në ‘Wembley’ sfidon ukrainasin për titullin e botës në peshat e rënda, në meçin që fillon nga ora 22:45.

Por a e dini që në këtë meç ka një klauzolë interesante?

Mediet angleze raportojnë se në këtë meç ekziston një klauzolë, me të cilën Joshua mund të kërkojë revansh nga Klitschko, në rast humbje.

Të njëjtën gjë nuk mund ta bëjë 41 vjeçari ukrainas, i cili në rast humbje pritet të pensionohet nga boksi./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy