Zbulohet identiteti i sulmuesit që plagosi 5 persona, përfshirë një politikan të SHBA-së

Mediat amerikane The Washington Post dhe CBS News raportojnë se zyrtarët e sundimit të ligjit u kanë thënë atye se sulmuesit që i plagosi pesë persona, përfshirë një politikan republikan, është James T Hodgkinson.

Bota

14/06/2017 17:39

The Washington Post raporton se Hodgkinson vjen nga një komuniteti i vogël i Belleville, Illinois, afër St Louis, Missouri, transmeton Express.

Hodgkins, 66-vjeçar, ka në pronësi një biznes të inspektimit të shtëpive. Mediat amerikane raportojnë se afati i licencës së tij kishte skaduar në nëntor të vitit 2016, edhe se nuk është ripërtërirë që nga atëherë.

Në prill të vitit 2006, ai ishte akuzuar për sulm fizik dhe dëmtim të një automjeti, akuza të cilat ishin hedhur poshtë më vonë.

Megjithatë, policia ende nuk e ka konfirmuar vetë nëse ky është sulmuesi.