Zbulohet i dashuri i ri i Elhaida Danit, është këngëtar i njohur – Lajmi.net
Zbulohet i dashuri i ri i Elhaida Danit, është këngëtar i njohur
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 10:40, 30 May 2018
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani është gjithnjë më e rezervuar sa i përket jetës private.

Por, siç duket i dashuri i saj nuk e ka bërë të njejtën gjë teksa është zbuluar nga mediat shqiptare që është në lidhje me Elhaidën, shkruan lajmi net.

Branimir Agovi është i dashuri i këngëtares Dani, tenor në operën e Vjenës i cili në llogarinë personale Instagram ka publikuar disa fotografi me artisten, ku nuk i mungojnë as komentet me plot dashuri.

Ndryshe, gjatë kohës kur triumfoi në Festivalin e Këngës, Elhaida në një postim në Facebook ka treguar se ajo ishte fejuar me italianin Francesco Maria Longo.

Megjithatë, Dani ishte ndarë nga ai ende pa u mbushur një vit nga ajo që u përfol si fejesë e mundshme, kjo ishte bërë e ditur edhe nga italiani 35 vjeçar, stastusi i të cilit figuronte ‘single’.

Sido që të jetë, sukseset e këngëtares nuk kanë të ndalur, sa i përket projekteve muzikore të fundit këngë që ka lansuar është “E ngrirë”, gjatë pjesëmarrjes në “Kënga Magjike 2017”. /Lajmi.net/

Noi 2 💙

A post shared by Branimir Agovi (@brano_agovi) on

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO