Zbulohet i dashuri i Arilenës, puthje e ledhatime në plazh

Arilena Ara është e re në moshë, por fama e saj ka kaluar gjithë kufijtë.

ShowBiz

01/09/2018 16:38

Këngëtarja duket se këto ditë ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe ka vendosur të pushojë, shkruan lajmi.net.

Arilena deri tani ka arritur që jetën private ta mbajë larg medieve, por në një fotografi të siguruar nga “RevistaWho” ajo shihet në krahët e një bjondi simpatik.

Këngëtarja është fotografuar duke u puthur me të dashurin bjond, identiteti i të cilit ende mbetet anonim për mediet.

Se kush është i dashuri i Arilenës mbetet të kuptohet ditëve në vijim. /Lajmi.net/